Home ShowBiz Së shpejti edhe aktore… Ja ku do ta shohim Xhensilën
Së shpejti edhe aktore… Ja ku do ta shohim Xhensilën
0

Së shpejti edhe aktore… Ja ku do ta shohim Xhensilën

0
0

Aktori Bes Kallaku ka mbajtur premierën e filmit të ri “Falco” në Prishtinë, premierë që u shty për shkak të tërmetit që tronditi vendin.

Në premierën e filmit ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur të cilët kanë dhënë vlerësimet më të mira për komedinë në fjalë.

Ndërkaq në një intervistë për Mirazh, Besi tha se do të vazhdojë në rrugën e kinematografisë me të tjera filma në të ardhmen, ndërsa surprizë ishte deklarata e Xhensilës.

E pyetur nga gazetari, nëse një ditë do ta shohim edhe si aktore, këngëtarja lë të kuptohet se në filmat e ardhshëm të Besit, mund të ketë një rol edhe për të.

Këngëtarja tha se ky ishte një vit impenjativ për të, pasi i është dashur të kujdeset për Ajkën, por në një të ardhme ndoshta mund ta shohim edhe në kinematografi, në rolin e aktores.

https://www.youtube.com/watch?v=G4hPVBtNIJk&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=G4hPVBtNIJk&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Lh25dhHZq/