Home Lifestyle Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë të konsumojmë natën e ndërrimit të viteve
Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë të konsumojmë natën e ndërrimit të viteve
0

Ushqimet fatsjellëse, ja çfarë të konsumojmë natën e ndërrimit të viteve

0
0

Nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar vazhdimisht me bestytni dhe tradita të ndryshme të cilat në shumicën e rasteve ndiqen me përpikmëri nga ata që i besojnë.

Kështu për një vit sa më të mbarë në tavolinën festive nuk duhet të mungojnë disa ushqime të cilat mendohet se sjellin bollëk, shëndet dhe lumturi.

Më konkretisht në natën e ndërrimit të viteve duhet të konsumoni shegë, pasi në Greqi besohet se shega sjell fat të mirë, madje thuhet se është mirë të konsumosh 12 kokra për mbarësi gjatë 12 muajve të vitit.

Thjerrëzat janë gjithashtu fatsjellëse, sidomos në Itali ku në natën e ndërrimit të viteve në shtetin fqinj, konsumohen gjithmonë thjerrëza.

Peshku, legjendat thonë se të gatuash një peshk të plotë me gjithë pjesën e kokës dhe bishtit sjell përpara një vit të mbarë në të gjitha drejtimet.

Bistotat e fatit janë një tjetër traditë festive, të cilat kanë brenda një mesazh dhe që besohet se sjellin fat të mirë në prag të ndërrimit të viteve.

12 kokra rush. Në Spanjë besohet se po të konsumosh 12 kokra rrush në momentin e ndërrimit të viteve  të 12 muajt e vitit do të ecin mbarë, pasi besohet që rrushi sjell fat si në karrierë ashtu edhe në jetën private.

red-round-fruit-65256

Link: https://www.pexels.com/photo/red-round-fruit-65256/

grape-fruits-708777

Link: https://www.pexels.com/photo/grape-fruits-708777/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blur-bokeh-candle-christmas-decoration-196648/