Home ShowBiz Reagon Alketa pas festivalit, “Nuk jam bërë palë me asnjë juri”
Reagon Alketa pas festivalit, “Nuk jam bërë palë me asnjë juri”
0

Reagon Alketa pas festivalit, “Nuk jam bërë palë me asnjë juri”

0
0

Festivali i 58 i këngës në Radio Televizionin Shqiptar shpalli fituese këngëtaren Arilena Ara.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion vitin që vjen me këngën fituese.

Pas përfundmit të festivalit sigurisht që pati edhe komente të shumta për përzgjedhjen e fituesit, çka ka bërë që reagojë vetë moderatorja Alketa Vejsiu.

Në një status të gjatë në instagram Alketa i ka uruar suksese Arilenës, ndërsa u ndal edhe tek Elvana, të cilën nuk mund ta linte pa falënderuar.

Sipas saj kënga e Elvanës ishte festa e këtij Festivali.

Më poshtë ajo sqaron gjithashtu  se nuk ka qenë dhe nuk do të bëhet kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv.

“Besoj tek meritokracia dhe më vjen thellësisht keq që në platformën e këtij Festivali nuk munda dot ti jap zë, zërit të publikut. Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Unë nuk isha juria dhe jurinë se zgjodha unë”, shkruan ndër të tjera Alketa, ndërsa sqaron gjithashtu se tre anëtarët e jurisë së Eurovizion i kanë dhënë 18 pikë Elvanës.

https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/

Link: https://www.instagram.com/p/B6aie-hnTWh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/