Home ShowBiz Përplasje fizike në “Hell’s Kitchen”!! Konkurenti i nxehur kap Renaton dhe…
Përplasje fizike në “Hell’s Kitchen”!! Konkurenti i nxehur kap Renaton dhe…
0

Përplasje fizike në “Hell’s Kitchen”!! Konkurenti i nxehur kap Renaton dhe…

0
0

Hell’s Kitchen duket se është shndërruar në kuptimin e plotë të fjalës në një kuzhinë ferri, të paktën për konkurentët.

Këta të fundit çdo të premte përballen me presionin e shef Renatos i cili njihet për natyrën e tij të egër dhe aspak tolerante me konkurentët.

Këtë të premte, mesa duket Renato e ka nxehur keq Ledionin, njërin prej konkurentëve.

Ai i është kthyer shefit me ulërima dhe dëgjohet teksa e thërret Renaton megjithë fuqinë e zërit: “Hajde këtu”.

Ajo çka vëmë re, është një shenjë plage në ballin e konkurentit, nuk dihet nëse është bërë me salcë, apo sherri ka degjeneruar në përplasje fizike.

Vetë Renato e ka postuar këtë video në instagramin e tij, ndërsa shkruan se këtë të premte në Hell’s Kitchen është tejkaluar çdo limit i çdo puntate që keni parë deri tani.

“Të kapësh shefin dhe…”, këto kanë qenë fjalët e Renatos i cili nuk ka dashur të shprehë më shumë, duke i lënë të gjithë kuriozë se çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë mes tyre.

https://www.instagram.com/p/B6c9MNxnodJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B6c9MNxnodJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5sV_yWnukB/