Home ShowBiz 20 vjetori i Alesia Bamit, publikohen momentet më pikante nga festa e çmendur
20 vjetori i Alesia Bamit, publikohen momentet më pikante nga festa e çmendur
0

20 vjetori i Alesia Bamit, publikohen momentet më pikante nga festa e çmendur

0
0

Moderatorja Alesia Bami ka festuar një ditë më parë 20 vjetorin e lindjes në një festë madhështore mes miqve dhe familjarëve të saj.

Në ditëlindjen moderatores, gjithçka ishte menduar deri në detaj.

Që në hyrje një tabelë i uronte të gjithëve mirë se ardhjen në ditëlindjen e 20 të Alesias, më tutje një dysh dhe një zero e madhe, ndërsa në të gjithë sallën tullumbaca të bardhë dhe ngjyrë ari.

Në dekor mbizotëronte ngjyra e bardhë në qumësht, kombinuar me ngjyrën e arit dhe gjithçka në dekor ishte perfekte duke krijuar një atmosferë festive shumë të veçantë.

Alesia ka publikuar në instagram disa prej momenteve më pikante nga ditëlindja e saj, dhe një prej tyre është edhe torta dy katëshe në ngjyrë të bardhë dekoruar me lule.

Më herët moderatorja është surprizuar nga kolegët e saj të “Top Channel”, të cilët i kanë kënduar në kor gëzuar ditëlindjen.

Link: https://www.instagram.com/alesia_bamii/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6bhzuHBIsv/