Paraqitja e Alketa Vejsiut në Festivalin e 58-të të këngës në “RTSH” duket se është vlerësuar pozitivisht nga anëtarë të komunitetit të Eurovizionit.
Moderatorja ka shpërndarë në instagram një foto të saj, sipër së cilës komentohej pozitivisht mbi frymën që solli në festival dhe komunikimin e saj me publikun jo vetëm përmes moderimin, por edhe përmes këngës dhe kërcimeve.
“Ky është trend në Twitter midis anëtarëve të komunitetit të Eurovizionit! Jam shumë e lumtur, faleminderit”, shkruan Alketa krahas fotos së shpërndarë në instagram.
Por ajo që na bëri përshtypje është një koment së cilit Alketa i ka kthyer përgjigje duke konfirmuar se është në përpjekje e sipër për të qënë pjesë e televizioneve italiane.
Komentuesi i shkruan Alketës se je e lindur për televizionet italiane dhe moderatorja thotë se është rrugës.
Alketa nuk ka zbuluar asnjë gjë konkrete nga planet e saj, por edhe herë tjetër e ka thënë se ëndrra e saj më e madhe është televizioni italian, ku një ditë do të donte të ishte pjesë.
https://www.instagram.com/p/B6h4dkGH7iE/Link: https://www.instagram.com/p/B6h4dkGH7iE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xs2wqnoZp/