Home ShowBiz Surpriza marramendëse poshtë pemës, Genta mbetet pa fjalë
Surpriza marramendëse poshtë pemës, Genta mbetet pa fjalë
0

Surpriza marramendëse poshtë pemës, Genta mbetet pa fjalë

0
0

Genta Ismajli prej disa muajsh është vënë në qendër të vëmendjes pasi u bë publike lidhja e saj me bisnesmenin turk.

Ai e ka shprehur disa herë adhurimin ndaj këngëtares përmes surprizave të shumta të cilat ajo i ka publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale.

Këtë herë Genta ka gjetur poshtë pemës një surprizë edhe më të madhe nga partneri i saj i cili e ka mbuluar me dhurata.

Në disa foto të shpërndara në instagram, shohim qese të shumta dhuratash të markës së njohur Louis Vuitton.

Mesa duket këngëtarja ka marrë një set të plotë nga kjo firmë, duke nisur që nga kostumet e deri tek çantat apo këpucët.

Në fakt këngëtarja nuk na i ka zbuluar të gjitha dhuratat, por duket qartë që ka mbetur e mrekulluar.

“Dashuria ime, ti je i mrekullueshëm për gjithë këto dhurata për Krishtlindje, gëzuar të gjithëve”, shkruan Genta krahas fotos së shpërndarë në instagram.

https://www.instagram.com/p/B6ilkQWhftd/

Link: https://www.instagram.com/p/B6ilkQWhftd/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gQzTOB58d/