Home ShowBiz Tentativat për foto festive të Jona Spahiut, Raiden shkatërron gjithçka
Tentativat për foto festive të Jona Spahiut, Raiden shkatërron gjithçka
0

Tentativat për foto festive të Jona Spahiut, Raiden shkatërron gjithçka

0
0

Fotot familjare pranë pemës së vitit të ri me rastin e festave, janë kthyer tashmë në trend dhe të gjithë mundohet të sjellin foto të bukura dhe të veçanta me këtë rast.

Edhe moderatorja Jona Spahiu ka tentuar që të realizojë një foto poshtë pemës së bashku me të birin, por vogëlushi nuk ka pasur të njëjtin mendim me të.

Në foton e postuar nga Jona në instagram, Raiden jo vetëm që nuk dëshiron të dalë në foto, por nuk e lë as të ëmën.

Ai e kap nga dora dhe tenton ta tërheqë drejt vetes, ndërsa Jona shkruan: “Ja dhe përpjekja për foton e Krishtlindjes alla Kylie Jenner”.

Jona dhe partneri i saj, u bënë prindër për herë të parë në shtator të 2018, me ardhjen në jetë të Raiden i cili ka sjellë shumë gëzim në familjen e tyre.

https://www.instagram.com/p/B6iwmGGFigm/

Link: https://www.instagram.com/p/B6iwmGGFigm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B316wcjl_3x/