Arti në zi, ndahet nga jeta aktorja që luajti “Lolitën”
0
0
Aktorja e njohur Sue Lyon e cila është e famshme për interpretimin e saj në filmin Lolita të Stanley Kubrick ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Ajo ishte vetëm 14 vjeç në momentin kur luajti rolin e Lolitës bazuar në romanin e Nabokov me të njëjtin titull.
Ky rol i dha famë të menjëhershme aktores dhe i hapi rrugën e një karriere të suksesshme në kinematografi.
Lajmin për vdekjen e aktores e dha një miku i saj i ngushtë Phil Siracopoulos i cili sqaroi gjithashtu se Sue vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit dhe gjëndja e saj kishte ardhur duke u përkeqësuar.
https://www.instagram.com/p/BmUNUewHanM/Link: https://www.instagram.com/p/BmUNUewHanM/
Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2019/12/27/movies/sue-lyon-dead.html