Home ShowBiz “Nuk e di nëse ende të meritoj”, Ilir Shaqiri bën dedikimin më prekës ndaj bashkëshortes
“Nuk e di nëse ende të meritoj”, Ilir Shaqiri bën dedikimin më prekës ndaj bashkëshortes
0

“Nuk e di nëse ende të meritoj”, Ilir Shaqiri bën dedikimin më prekës ndaj bashkëshortes

0
0

Balerini i njohur Ilir Shaqiri i cili prej vitesh jeton në Itali së bashku me bashkëshorten dhe vajzën ka festuar së fundmi 17 vjetorin e martesës.

Ai ka vendosur ta kujtojë këtë ditë me një foto shumë të veçantë nga dasma e tyre 17 vite më parë.

Krahas fotos ku pozojnë të dy së bashku në ditën e tyre të veçantë Iliri i bën dedikimin më të veçantë të shoqes.

“Mbas gjithë këtyre viteve, nuk e di nëse ende të meritoj, por e di me siguri që të dua”, shkruan Iliri në foton e dasmës së tyre.

Ndërsa bashkëshortja e tij Emanuela Morini shkruan: “E meritojmë njëri tjetrin, kanë kaluar 17 vite që kur i kemi thënë njëri tjetrit po dhe ndoshta sot duhemi më shumë se më parë”.

Ata kanë së bashku një vajzë Emilin me të cilën postojnë vazhdimisht foto e video të shumta familjare.

https://www.instagram.com/p/B6sFYAOhOWK/

Link: https://www.instagram.com/p/B6sFYAOhOWK/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RxKxrBSRX/