Home ShowBiz Pikturojnë së bashku, Besi publikon videon më të ëmbël të Xhensilës dhe Ajkës
Pikturojnë së bashku, Besi publikon videon më të ëmbël të Xhensilës dhe Ajkës
0

Pikturojnë së bashku, Besi publikon videon më të ëmbël të Xhensilës dhe Ajkës

0
0

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata i shohim shpesh në rrjetet sociale duke publikuar foto e video të ndryshme, ku pozojnë shpesh herë edhe me të bijën Ajkën.

Vogëlushja tashmë një vjeç e gjysmë, është rritur dhe po bëhet gjithnjë e më e bukur.

Vetë Besi ka postur në instagram një video të këngëtares së bashku me të bijën pranë oxhakut, ndërsa kanë hapur disa fletë të bardha me diçka po përpiqen të pikturojnë, pasi të dyjanë kanë stilolapsa në duar.

“Dhurata më e bukur e jetës”, thotë Besi krahas videos së shpërndarë në instagram, ndërsa bën tag këngëtaren.

Ato të dyja duken vërtetë shumë të këndshme së bashku dhe kjo video e tyre sapo na i bëri ditën edhe më të bukur.

Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5IYkkuhUWM/