Home Aktualitet Rekord bebesh në 1 janar, regjistrohen mbi 400 mijë lindje, ja cili vend mban rekordin
Rekord bebesh në 1 janar, regjistrohen mbi 400 mijë lindje, ja cili vend mban rekordin
0

Rekord bebesh në 1 janar, regjistrohen mbi 400 mijë lindje, ja cili vend mban rekordin

0
0

Rreth 400 mijë lindje të reja janë rregjistruar në të gjithë botën në 1 janar 2020.

Të dhënat janë bërë publike nga Unicef i cili sqaroi gjithashtu se fëmija i parë në botë i ardhur në jetë vetëm pak minuta pas mesnate është regjistruar në ishujt Fiji.

Raporti i Unicef bën të ditur gjithashtu 8 shtetet ku janë rregjistruar më shumë se gjysma e lindjeve dhe konkretisht India mban vendin e parë.

Vetëm në Indi janë rregjistruar në 1 janar 67 mijë e 385 lindje, në vend të dytë është Kina me 46 mijë e 299 lindje, ndërsa në vend të tretë Nigeria me rreth 26 mijë lindje.

Në raportin e Unicef shpresohet gjithashtu që të gjithë fëmijët të mund të mbijetojnë, pasi në 2018 vdekshmëria foshjore ishtë në shifra të larta ku u rregjistruan 2,5 milion fëmijë që nuk mundën ta kalonin muajin e parë të jetës.

Pjesa më e madhe e këtyre vdekjeve ka ardhur si rezultat i lindjeve para kohe ose komplikacioneve gjatë lindjes.

Link: https://it.euronews.com/2020/01/01/1-gennaio-2020-quasi-400mila-i-bambini-nati-il-primo-giorno-del-nuovo-anno

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/baby-holding-human-finger-225744/