Home ShowBiz Adrola Dushi në një lidhje? Modelja flet për here të parë për jetën private pas ndarjes
Adrola Dushi në një lidhje? Modelja flet për here të parë për jetën private pas ndarjes
0

Adrola Dushi në një lidhje? Modelja flet për here të parë për jetën private pas ndarjes

0
0

Modelja e njohur Adrola Dushi e cila këtë vit prezatoi krah Ardit Gjebresë Festivalin e Këngës Magjike flet për herë të parë për emocionet që i dha ky spektakël, marrëdhënien me Troin si dhe jetën private.

Gjatë një interviste për “Mirage”, ish miss Shqipëria rrëfen gjithçka ndodh në jetën e saj, pasiguritë e vogla si dhe kritikat që mori pas Festivalit.

Adrola jeton tashmë prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është angazhuar si modele, ndërsa gjatë intervistës ka rrëfyer se sa e vështirë është që të qëndrojë larg të birit kur i duhet të punojë.

Ndërkaq ajo është pyetur edhe për jetën e saj private për të cilën Adrola thotë se nuk jeton dot pa dashuri.

Modelja nuk preferon të flasë për këtë pjesë pasi nuk di as se si ta komentojë, por thotë se akoma nuk i ka ardhur fati për të patur atë qetësinë e duhur shpirtërore, ndërsa shpreson që zoti ta ketë rezervuar diku edhe për të.

https://www.youtube.com/watch?v=ydStJ5xWCZU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ydStJ5xWCZU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B421zfLgOgY/