Home ShowBiz Soni Malaj e lumtur në krahët e partnerit, për herë të parë foto së bashku
Soni Malaj e lumtur në krahët e partnerit, për herë të parë foto së bashku
0

Soni Malaj e lumtur në krahët e partnerit, për herë të parë foto së bashku

0
0

Këngëtarja Soni Malaj prej vitesh është në një lidhje, por që gjithmonë e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Në rrjetet sociale këngëtaren nuk e kemi parë të postojë asnjë foto me partnerin, apo me të bijën, por vetëm foto e video të saj nga përditshmëria apo aktivitetet artistike.

Këtë vit duket se gjërat kanë ndryshuar pasi Soni për herë të parë ka postuar në instastory një foto së bashku me partnerin e saj.

Ajo ka mbështetur kokën në supin e tij dhe duken shumë të dashuruar.

Këngëtaren e kemi parë shumë të angazhuar së fundmi në muzikë.

Ajo u rikthye këtë vit në Këngën Magjike pas disa vitesh mungesë me një baladë shumë të bukur dashurie e cila u pëlqye dhe mirëprit nga publiku dhe fansat e muzikës së saj.

soni malaj

Link: https://www.instagram.com/soni_malaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B55v7jyp9h4/