Këngëtarja Era Rusi së bashku me një grup kolegësh këngëtarë kanë qenë të ftuar në “E Diell”, ku kanë ndarë me publikun momente të ndryshme nga jeta e tyre artistike dhe personale.
Gazetari Ervin Kurti ka pyetur të gjithë artistët për gjëra nga më të ndryshmet, por kur ka ardhur radha e Erës ai ka bërë një propozim të pazakontë.
Ai tha se jeton vetëm prej vitesh, ka një krevat dopio që i rri bosh dhe i propozon Erës të vijë të jetojë me të.
Këngëtarja ndërkohë i kthen përgjigjen epike gazetarit duke i thënë se nuk është mbushëse krevati, duke shkaktuar të qeshura pa fund.
Duke u nisur nga mënyra e të propozuarit, Era dha edhe arsyen përse vijon të jetë beqare, duke thënë se meshkujt e sotëm nuk dinë të propozojnë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7UfIjg6tfV4&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4jsmsRlowe/