Home ShowBiz Zemra dhe fjalë të ëmbla, Tayna bën publike mesazhet me lojtarin e Realit të Madridit…
Zemra dhe fjalë të ëmbla, Tayna bën publike mesazhet me lojtarin e Realit të Madridit…
0

Zemra dhe fjalë të ëmbla, Tayna bën publike mesazhet me lojtarin e Realit të Madridit…

0
0

Reperja Tayna ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ngacmimeve me lojëtarin e Realit të Madridit, Vinicius Jr.

Ajo dhe futbollisti janë parë të ngacmohen shpesh me komente, madje ylli i Realit postoi në instagramin e tij një këngë të Taynës, e madje e ftoi atë në Brazil për të dhënë një shfaqje.

E ftuar në spektaklin “Shiko kush luan”, reperja është detyruar të tregojë përballë publikut mesazhet që ka shkëmbyer me futbollistin.

Ajo ka hapur telefonin dhe ka treguar se Vinicius i shkruan “Nice Kick” (Goditje e këndshme), ndërsa e shoqëron komentin me disa zemra.

Në fakt Tayna e ka pranon gjatë spektaklit që është single, por mesa duket vijon të flirtojë me futbollistin, i cili edhe më herët ka shfaqur interes për reperen.

https://www.youtube.com/watch?v=EeK6KQClB0Y

Link: https://www.youtube.com/watch?v=EeK6KQClB0Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4m9C84gbNb/https://www.instagram.com/p/B3XiCZwIJw1/