Ajo është gjithnjë e bukur dhe në formë, ndërsa e shohim shpesh të postojë foto e video të veçanta në rrjetet sociale.
Por për 2020, këngëtarja duket se dëshiron të jetë sa më natyrale.
Ajo ka postuar selfien e parë për këtë vit dhe shfaqet totalisht ujë e sapun pa asnjë pikë grimi, e madje në foto i dallohen edhe aknet.
“Selfie i parë për 2020”, shkruan Rihanna krahas fotos së publikuar në instagram duke na habitur të gjithëve.
Megjithatë duhet pranuar se këngëtarja duket njësoj e bukur, pavarësisht se është pa grim, madje ajo si gjithmonë ka marrë komplimenta nga miqtë dhe ndjekësit e saj në instagram të cilët e konsiderojnë gjithmonë shumë të këndshme.
Prej kohësh Rihanna është në një lidhje me një sheik arab, një lidhje që sipas saj e ka ndryshuar shumë.
Në fakt këngëtarja duket se është larguar disi kohët e fundit nga muzika, pasi e shohim gjithnjë e më rallë të postojë këngë të reja.
https://www.instagram.com/p/B6_ngxfHaLH/Link: https://www.instagram.com/p/B6_ngxfHaLH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5qlVA2H85u/