Home ShowBiz Këngëtarja ju drejtohet njerëzve me fraza nga këngët e saj, reagimi i tyre është i papërsëritshëm
Këngëtarja ju drejtohet njerëzve me fraza nga këngët e saj, reagimi i tyre është i papërsëritshëm
0

Këngëtarja ju drejtohet njerëzve me fraza nga këngët e saj, reagimi i tyre është i papërsëritshëm

0
0

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar dhe atë të huaj.

Ajo ka shënuar disa suksese të njëpasnjëshme me këngë që shumë shpejt janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Këngëtarja ishte e ftuar në shown e famshëm te Ellen De Generis, ku ka përgatitur disa kamera të fshehta të cilat janë transmetuar gjatë emisionit.

Këngëtarja është maskuar me një paruke në ngjyrë kafe dhe një palë syze ndërsa po vjen rrotull në supermarket.

Dua fillon krejt papritur të flasë me njerëz të rastësishëm në supermarket duke cituar fraza të këngëve të saj të cilat të shkëputura duken pa kuptim.

Si fillim ajo afrohet tek dy gra duke i thënë njërës një frazë nga kënga “One Kiss”.

“Diçka tek ty, ndriçoi parajsën tek unë, kjo ndjenjë nuk më le të fle”.

Reagimi i grave në fakt është i papërsëritshëm dhe do t’ju bëjë të qeshni me lotë.

Dua thotë se nuk do të guxonte kurrë ta bënte një gjë të tillë, po të mos ishte Ellen tv Show.

https://www.instagram.com/p/B7APFthhZ8J/

Link: https://www.instagram.com/p/B7APFthhZ8J/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KGyAbB1VW/