Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.
Moderatorja e dha vetë e para njoftimin për shtatëzaninë dhe më pas për gjininë e bebit.
Që prej momentit që dhanë lajmin e deri më sot, ata i kemi parë të publikojnë dhuratat e veçanta për bebin si dhe foto të ndryshme ku Fatma shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Por këtë herë Alfio na ka treguar diçka tjetër dhe që ka të bëjë me ushqimet e preferuara të Fatmës të cilat i ka kërkuar shpesh gjatë shtatëzanisë.
Mesa duket vogëlushi dëshiron peshk zgare dhe Alfio nuk ka hezituar ta gatuajë menjëherë për të plotësuar nepsin e partneres së tij dhe të djalit.
Fatma është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe pritet të sjellë në jetë djalin në fund të muajit shkurt.
Link: https://www.instagram.com/alfio_rrotani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6ngO2uAJmC/