Joaquin Phoenix, fituesi i Golden Globe me rolin e famshëm të Joker ka rënë në prangat e policisë gjatë protestës për ndryshimet klimatike.
Aktori ka qenë duke marshuar së bashku me disa miq dhe kolegë të tjerë në protestën e mbajtur në Washington ku morën pjesë emrat të njohur të Hollywood.
Joaquin mësohet të këtë kundërshtuar forcat e rendit duke përfunduar mes të arrestuarve.
Në total mësohet të jenë arrestuar rreth 147 protestues.
Aktori i njohur që mori një famë të jashtëzakonshme me rolin e protagonistit tek Joker, është një prej artistëve më të dashur në Hollywood.
Atë e kemi parë në qindra role si aktor protagonist, ndërsa së fundmi mori çmimin si aktori më i mirë në dramë me rolin e tij në filmin Joker.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5dspf5ABky/