Këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë e një vajze në korrik të vitit të kaluar.
Vogëlushja e cila tashmë është gati 6 muajshe është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë.
Mami Rona ka postuar një foto shumë të këndshme ku pozon përballë pemës së bashku me vajzën në krahë.
Ajo që na ra në sy është veshja e vogëlushes me një fustan, kepucë dhe fjongo të kuqe ajo duket si një kukull e vërtetë dhe së bashku me të ëmën kanë sjellë portretin më të veçantë festiv.
“Parjsë e bekuar”, shkruan Rona krahas fotos me të bijën, ndërsa ka marrë komplimenta pa fund nga miqtë dhe fansat e saj.
Rona u martua gati një vit e gjysmë më parë me një ceremoni të thjeshtë ku shkëlqeu si me fustanin e veçantë ashtu edhe me grimin natyral i cili e tregonte shumë fine.
https://www.instagram.com/p/B7HO5Bxpf5S/Link: https://www.instagram.com/p/B7HO5Bxpf5S/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwuIO8dlOnZ/