Home Aktualitet Ndodh mrekullia! Pas transplantit të mitrës, gruaja lindi fëmijën e parë
Ndodh mrekullia! Pas transplantit të mitrës, gruaja lindi fëmijën e parë
0

Ndodh mrekullia! Pas transplantit të mitrës, gruaja lindi fëmijën e parë

0
0

Një grua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lindur fëmijën e parë pas një ndërhyrjeje të vështirë gjatë së cilës i është dashur të bëjë transplant mitre.

33 vjeçare ka lindur pa mitër dhe në 2018 i është nënshtruar një operacioni pasi mundi të siguronte mitrën e një gruaje që kishte humbur jetën.

Operacioni i saj zgjati plot 10 orë dhe djali i ardhur në jetë para pak kohësh është fëmija I parë që lind pas një transplanti mitre.

“Ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por ja vlen sa herë shoh djalin tim,ai është një mrekulli dhe ne ndihemi shumë me fat”, thotë Jennifer Gobrecht nëna  e fëmijës.

Vogëlushi të cilin prindërit vendosën ta quajnë Benjamin lindi me operacion.

Si ai edhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Link: https://globalnews.ca/news/6392945/uterus-transplant-birth/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-baby-laying-on-fleece-blanket-3341189/