Home Aktualitet Reagon për herë të parë Mbretëresha, “E mbështes vendimin e tyre por…”
Reagon për herë të parë Mbretëresha, “E mbështes vendimin e tyre por…”
0

Reagon për herë të parë Mbretëresha, “E mbështes vendimin e tyre por…”

0
0

Mbretëresha Elisabeth ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Harry dhe Meghan për t’u larguar nga Pallati Mbretëror.

Ajo tha se e respekton vendimin e tyre për të jetuar midis Anglisë dhe Kanadasë edhe pse do të donte që ata të ishin plotësisht të pranishëm me vendimet dhe opinionet e tyre pranë Familjes Mbretërore.

“Familje ime dhe unë, jemi plotësisht mbështetës ndaj dëshirës së Harryt dhe Meghanit për të krijuar një jetë të re. Pavarësisht se do të preferonim që ata të punonin me kohë të plotë si anëtarë të Familjes Mbretërore ne e kuptojmë dhe e respektojë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë të pavarur si familje, ndërsa ende janë pjesë e familjes tonë”, mësohet të ketë thënë Mbretëresha gjatë një mbledhje me të gjithë anëtarët e familjes.

Meghan dhe Harry e morrën vendimin disa ditë më parë dhe tashmë do të shpërngulen për të jetuar në Kanada.

Ata deklaruan se do të vazhdojnë ta mbështesin Familjen Mbretërore, pavarësisht se do të heqin dorë nga funksionet e tyre për një jetë më të pavarur.

Link: https://www.cbsnews.com/news/royal-statement-queen-supportive-harry-meghan-would-have-preferred-different-decision-today-2020-01-13/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B58uhnKnwmt/https://www.instagram.com/p/B7EaGS_Jpb9/