Home Business / Technology Kompania që po ju kërkon punonjësve të punojnë shtirë, nuk do ta besoni përse
Kompania që po ju kërkon punonjësve të punojnë shtirë, nuk do ta besoni përse
0

Kompania që po ju kërkon punonjësve të punojnë shtirë, nuk do ta besoni përse

0
0

Një kompani në San Francisco po përpiqet ti bindë punonjësit e saj që të punojnë shtrirë në një tavolinë të madhë lëvizëse.

E krijuar nga Altëork tavolina u hodh fillimisht në treg në 2019 me një vlerë prej 5500 dollarësh, por së fundmi kompania ka përmirësuar cilësinë e saj dhe për pasojë ka rritur çmimin në 7600 dollarë.

Kjo mënyrë pune sipas ekspertëve ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, çka ndikon si në minimizimin e problemeve fizike ashtu edhe në përmirësimin e produktivitetit në punë.

Sipas Altëork të punosh në pozicionin standard kur trupi është I përkulur në kënd 90 gradë, ndalon qarkullimin e lirshëm të gjakut në të gjithë trupin.

Ndërsa nëse punoni shtrirë në një kënd prej 135 gradësh do të kemi një qarkullim më të mirë të gjaku dhe gjithashu më shumë produktitet në punë.

Teorikisht mendohet se trupi prodhon me shumicë noradrenaline kur qëndrojmë në këmbë ose ulur në krahasim me raste kur jemi shtrirë.

Noradrenalina është një kimikat që pengon trurin të jetë kreativ dhe të zgjidhë problematikat që mund të hasen gjatë punës.

Në këtë mënyrë ekspertët kanë arritur në përfundimin që të punosh shtrirë mund të jetë shumë më efektive sesa pozicioni standard.

https://www.youtube.com/watch?v=0eJXc82-duI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0eJXc82-duI

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-7891473/A-new-company-selling-desk-people-want-work-lying-flat-backs.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-sitting-on-chairs-beside-their-desks-in-an-office-1170412/