Home ShowBiz Tuna me pushime në Punta Cana, Tian tërheq gjithë vëmendjen me foton unike
Tuna me pushime në Punta Cana, Tian tërheq gjithë vëmendjen me foton unike
0

Tuna me pushime në Punta Cana, Tian tërheq gjithë vëmendjen me foton unike

0
0

 

Të shumtë janë personazhet e njohura që i janë drejtuar vendeve të ngrohta në këtë fillim viti, duke preferuar plazhet ekzotike në Maldive, Dubai apo Republiken Domenicane.

Destinacionin e fundit e ka preferuar edhe Tuna për të kaluar disa ditë pushime së bashku me të birin.

Ajo ka postuar në instagramin e saj disa video të vogëlushit në plazh duke luajtur me rërë, në një tjetër duke shijuar ambjentin, ndërsa më pas është duke shijuar një serenatë që mesa duket i është dedikuar plotësisht atij.

Një tjetër pamje unike që Tuna ka ndarë me fansat e saj nga pushimet në Punta Cana është edhe një foto e veçantë e të birit nga plazhi, ku ai pozon me një majmun të vogël që i ka hipur mbi kokë.

Vogëlushi nuk duket aspak i frikësuar, dhe fotoja në fakt është një ndër më të bukurat që këngëtarja ka postuar ndonjëherë.

Këngëtarja mesa duket ka vendosur që edhe këto pushime ti kalojë së bashku me të birin pa praninë e të shoqit i cili mesa shohim nuk ndodhet me ta.

Tuna

Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/