Home ShowBiz Eleni bën ndryshimin e papritur në look, këngëtarja shkurton flokët dhe gati nuk njihet
Eleni bën ndryshimin e papritur në look, këngëtarja shkurton flokët dhe gati nuk njihet
0

Eleni bën ndryshimin e papritur në look, këngëtarja shkurton flokët dhe gati nuk njihet

0
0

Eleni Foureira është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Prej vitesh ajo jeton dhe punon jashtë kufijve shqiptarë ku ka marrë famë falë talentit dhe zërit karakteristik.

Ajo dallon gjithashtu edhe prej pamjes së veçantë, ku spikasin tiparet e bukura dhe flokët gjithmonë të gjata zakonisht në nuancat e natyrales.

Por mesa duket tashmë ka ardhur koha për të ndryshuar ashtu siç ka thënë edhe vetë ajo në një foto të publikuar në instagramin e saj ku shfaqet me flokë të shkurtër biondë dhe mund të themi se gati nuk njihet.

“Sepse ndryshimi është i vetmi konstant, kjo jam unë e re”, shkruan këngëtarja krahas fotos e ku lajmëron gjithashtu se do të vijë shumë shpejt me projekte të reja.

Këngëtarja është komplimentuar nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj të cilët e kanë konsideruar të bukur edhe me flokët e shkurtër, një pamje që i shkon shumë këngëtares.

https://www.instagram.com/p/B7bgxUpgk4R/

Link: https://www.instagram.com/p/B7bgxUpgk4R/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5GiINrgPQr/