Home ShowBiz Loredana në krahët e producentit të njohur, publikohen fotot romantike së bashku
Loredana në krahët e producentit të njohur, publikohen fotot romantike së bashku
0

Loredana në krahët e producentit të njohur, publikohen fotot romantike së bashku

0
0

Ajo është një prej repereve më në zë të momentit kjo jo vetëm për shkak të karrierës muzikore, por edhe për shkak të jetës së saj personale e cila vazhdon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja i shtoi edhe më shumë thashethemet rreth saj, pasi u shfaq në Paris me producentin muzikor Macloud në disa foto që të linin të kuptoje se mes tyre kishte diçka më tepër se miqësi.

Këto foto ajo i publikoi menjëherë pasi Mozzik e quajti gënjeshtare dhe e quajti shkaktare për ndarjen.

Ndërkaq ajo ka publikuar edhe një tjetër foto këtë herë duke mbështetur kokën tek kraharori i producentit, të cilin në fakt e ka zbuluar shumë pak në foto, aq sa për të kuptuar që bëhet fjalë pikërisht për të.

Ajo e ka shoqëruar foton me një gjysmë hëne ndërsa vetë duket e lumtur dhe e qetë pranë producentit.

Loredana bëri shumë bujë pas ndarjes së saj nga Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

Ajo deklaroi për herë të parë se nuk kishte një arsye konkrete për ndarjen, por kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer këngëtarit.

Në një status të tij direkt pas intervistës së Loredanës, Mozzik na la të kuptonim se fajin për ndarjen e kishte Loredana.

Loredanaa

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5_KY-HFWzr/