Monica Bellucci mesa duket nuk do të jetë e vetmja që heq dorë nga prezantimi i Sanremos.
Pas aktores edhe një tjetër figurë e njohur nuk ka rënë darkord me organizatorët duke kërkuar më shumë para për t’u ngjitur ne skenën e Sanremos.
Mediat italiane thonë se partnerja e Cristiano Ronaldo, modelja Georgina Rodriguez nuk ka rënë dakord me pagesën prej 25 mijë euro, ndërsa zërat thonë se ka kërkuar 140 mijë euro për t’u ngjitur në skenën e Sanremos.
Shifra e kërkuar prej saj është konsideruar marramendëse dhe organizatorët e këtij Festivali thuhet se janë në bisedime e sipër me Georginën pasi ajo ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Në këtë spektakël do të prezantojnë edhe moderatorja shqiptarë Alketa Vejsiu e cila do të dalë në skenë natën e tretë të festivalit ku ishte parashikuar të prezantonte së bashku me Georginën.
Sanremo këtë vit do të drejtohet nga Amadeus i cili do të shoqërohet në netët e Festivalit nga disa femra të njohura të botës se spektaklit.
https://www.instagram.com/p/B6yQ6dgop2z/Link: https://www.instagram.com/p/B6yQ6dgop2z/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6RfFYEiDC0/