Home ShowBiz Pas Monica Belluccit një tjetër prezantuese tërhiqet nga Sanremo, ja arsyeja
Pas Monica Belluccit një tjetër prezantuese tërhiqet nga Sanremo, ja arsyeja
0

Pas Monica Belluccit një tjetër prezantuese tërhiqet nga Sanremo, ja arsyeja

0
0

Monica Bellucci mesa duket nuk do të jetë e vetmja që heq dorë nga prezantimi i Sanremos.

Pas aktores edhe një tjetër figurë e njohur nuk ka rënë darkord me organizatorët duke kërkuar më shumë para për t’u ngjitur ne skenën e Sanremos.

Mediat italiane thonë se partnerja e Cristiano Ronaldo, modelja Georgina Rodriguez nuk ka rënë dakord me pagesën prej 25 mijë euro, ndërsa zërat thonë se ka kërkuar 140 mijë euro për t’u ngjitur në skenën e Sanremos.

Shifra e kërkuar prej saj është konsideruar marramendëse dhe organizatorët e këtij Festivali thuhet se janë në bisedime e sipër me Georginën pasi ajo ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Në këtë spektakël do të prezantojnë edhe moderatorja shqiptarë Alketa Vejsiu e cila do të dalë në skenë natën e tretë të festivalit ku ishte parashikuar të prezantonte së bashku me Georginën.

Sanremo këtë vit do të drejtohet nga Amadeus i cili do të shoqërohet në netët e Festivalit nga disa femra të njohura të botës se spektaklit.

https://www.instagram.com/p/B6yQ6dgop2z/

Link: https://www.instagram.com/p/B6yQ6dgop2z/

Burimi i lajmit: https://corrieredellumbria.corr.it/news/spettacoli/1409443/festival-sanremo-2020–georgina-rodriguez-rischio-presenza-salta-conduttrice-cosa-sta-accadendo-perche-amadeus-cristiano-ronaldo.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6RfFYEiDC0/