Home ShowBiz Njihuni me dashurinë e parë të Romeos, aktori tregon kush i ka rrëmbyer zemrën
Njihuni me dashurinë e parë të Romeos, aktori tregon kush i ka rrëmbyer zemrën
0

Njihuni me dashurinë e parë të Romeos, aktori tregon kush i ka rrëmbyer zemrën

0
0

Aktori Romeo Veshaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe kjo për shkak të thashethemeve për një ndarje mes tij dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Kjo e fundit e pranoi që në ditët e para të këtij viti gjatë një emisioni se është single, ndërsa pushimet i kaloi nën shoqërinë e mikeshave të saj.

Ndërsa Romeo fshiu të gjitha fotot e përbashkëta, ndërsa me pushime ndodhej në Bullgari nën shoqërinë e miqve.

Një tjetër detaj ishte edhe një tatuazh i ri që Romeo vendosi të bënte pikërisht në vendin ku mendohej se kishte bërë një tatuazh për Jonidën.

E ndërkohë që duket se mes tyre gjithçka ka marrë fund, Romeo na prezanton me dashurinë e tij të parë dhe këtë dashuri ai e ka gdhendur në trup në formë tatuazhi.

Mesa duket Romeo është i fiksuar me personazhin e famshëm të Harley Queen dhe fytyrën e saj e ka bërë tatuazh në krah.

“Dashuria ime e parë”, shkruan ai ndërsa tregon tatuazhin e sapo përfunduar ku shfaqet fytyra e personazhit të njohur.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B629GAsFd5z/