Home ShowBiz Nuk e dinim kaq romantik! Ronaldo bën gjestin e veçantë në ditëlindjen e partneres
Nuk e dinim kaq romantik! Ronaldo bën gjestin e veçantë në ditëlindjen e partneres
0

Nuk e dinim kaq romantik! Ronaldo bën gjestin e veçantë në ditëlindjen e partneres

0
0

Partnerja e Cristiano Ronaldos ka festuar 26 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi i veçantë i futbollistit.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me të dhe me katër fëmijët e tij, ndërsa mbi tavolinë shohim tufa gjigande me lule e tullumbaca për të.

“Urime dashuria ime, të uroj një ditë shumë të këndshme. Je një grua e madhe dhe një nënë e shkëlqyer për fëmijët tanë. Të dua shumë e dashur!”, shkruan ai krahas fotos së përbashkët.

Krahas urimit duket se Cristiano është kujdesur që Georgina të rrethohet nga një shumëllojshmëri lulesh.

Në tavolinën ku ata kanë pozuar shohim tufa gjigande trëndafilash të kuq, rozë, të bardhë, tulipanë dhe një shumëllojshmëri lulesh të cilat me siguri Georgina i ka marrë dhuratë nga Cristiano.

Kjo foto ka marrë miliona pëlqime e komente urimi nga miq e fansat e shumtë të futbollistit dhe partneres së tij.

Kujtojmë se Georgina do të jetë e ftuar këtë vit në SanRemo ku do të prezantojnë përkrah Amadeus në natën e tretë të festivalit.

https://www.instagram.com/p/B71A7_Ng5Qr/

Link: https://www.instagram.com/p/B71A7_Ng5Qr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6yTmpUAmi7/