Home ShowBiz I dedikoi këngë ishit, këngëtari rrëfen si u nda një javë pas Shën Valentinit
I dedikoi këngë ishit, këngëtari rrëfen si u nda një javë pas Shën Valentinit
0

I dedikoi këngë ishit, këngëtari rrëfen si u nda një javë pas Shën Valentinit

0
0

I njohur me emrin e artit Khuba këngëtari simpatik që jeton dhe punon prej kohësh në Gjermani arriti të rrëmbente vëmendjen e publikut me një këngë që tha se ja dedikonte ishit.

Kënga e tij, pjesëmarrëse në Festivalin “Kënga Magjike”, arriti të rrëmbente çmimin “Best Neë Artist”, por gjithashtu edhe simpatinë e publikut.

Këngëtari i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5” në “Top Channel”, ka treguar diçka më shumë lidhur me këngën dhe historinë e tij të dashurisë e cila përfundoi vetëm një javë pasi ata të dy festuan Shën Valentinin.

Ai tha gjithashtu se e dashura i kishte dhuruar atë 14 shkurt parfum duke bërë që moderatorja të ndërhyjë për të treguar se përse nuk është mirë kur të dhurojnë një parfum që sipas legjendave çon në ndarjen e çiftit.

Khuba rrëfeu edhe se si pavarësisht ndjenjave nuk mund të qëndronin dot bashkë, pasi ishin duke e lënduar njëri tjetrit.

Në fund ai i ka uruar ish të dashurës gjithë të mirat si dhe ta gjejë një ditë atë që kërkon.

https://www.youtube.com/watch?v=ZBkAXaoa1CA&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZBkAXaoa1CA&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: