U kap duke flirtuar me një tjetër, reagon për herë të parë bashkëshortja e këngëtarit të njohur
Dy muaj më parë disa foto ku Justin Timberlake dukej qartë që po flirtonte me kolegen e tij bënë xhiron e rrjetit.
Këngëtari u justifikua atëherë me faktin se e kishte tepruar me pijen, ndërsa në një status të gjatë u detyrua ti kërkonte të falur publikisht të shoqes aktores dhe modeles Jessica Biel.
U tha gjithashtu se ata ndoqën edhe një terapi në çift duke u përpjekur që të rregullonin marrëdhënien.
Tashmë dy muaj pas skandalit duket se çifti i kanë kaluar problemet.
Jessica për herë të parë që pas skandalit ka postuar disa foto me Justin nga festa e tij e ditëlindjes duke i dërguar një mesazh shumë të veçantë urimi.
Në një prej fotove ata shfaqen duke u puthur ndërsa aktorja shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mashkullit që nuk njeh moshë. Ti në njëfarë mënyrë rritesh pa u plakur. Ne të duam shumë”
Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë martuar që në 2012, ndërsa tre vite më pas u bënë prindër të një djali.
https://www.instagram.com/p/B7_y3hzhTuc/Link: https://www.instagram.com/p/B7_y3hzhTuc/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/couple-standing-on-top-of-hill-1995718/