Home ShowBiz Moderatorja e drejton emisionin shtrirë me tuta dhe çorape, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur
Moderatorja e drejton emisionin shtrirë me tuta dhe çorape, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur
0

Moderatorja e drejton emisionin shtrirë me tuta dhe çorape, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur

0
0

Emisioni i mëngjesit “Ditë e re” në “Ora News” ka nisur sot në një mënyrë pak të pazakontë.

Më saktë prezantuesja Arjola Shehu që kishte pësuar një incident të vogël i është dashur ta prezantojnë emisionin shtrirë në divan veshur në mënyrë sportive dhe me njërën këmbë mbi jastëk.

Arjola ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe përse është detyruar të dalë në këtë mënyrë duke e pasur të pamundur të shmangë emisionin i cili në fakt është i përditshëm dhe mbi të gjitha live.

Moderatorja tregon se gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi kishte dalë nga palestra, në një rrugicë të errët këmba i kishte ngecur mes dy pllakave dhe është rrëzuar e gjitha në tokë.

“Nga një njeri 1.81 cm e gjeta veten në shesh si një krimb”, thotë Arjola e cila tregon gjithashtu se ka ndrydhur këmbën dhe se është ndier mjaft e pafuqishme.

Duke qënë se incidenti ndodhi një natë më parë dhe moderatorja duhej të ishte në emision mëngjesin tjetër, vendosi që të prezantonte shtrirë për të mos lënduar edhe më shumë këmbën.

https://www.youtube.com/watch?v=pkBTbwiVPZw&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pkBTbwiVPZw&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B78MEfTHKjV/