Home ShowBiz Një javë pas lindjes, Fatma shfaqet në publik, ja si duket moderatorja
Një javë pas lindjes, Fatma shfaqet në publik, ja si duket moderatorja
0

Një javë pas lindjes, Fatma shfaqet në publik, ja si duket moderatorja

0
0

Vetëm një javë më parë moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe Alfio janë bërë prindër të një djali.

Ata vendosën ta quajnë djalin Noah dhe njoftimin për ardhjen e tij në jetë e dha fillimisht Alfio i cili postoi në instagram një foto shumë të veçantë së bashku me një mesazh emocionues.

Moderatorja ndërkaq vetëm një javë pas lindjes është shfaqur në publik gjatë ceremonisë se inagurimit të shkollës së gatimit që ka hapur partneri i saj Alfio.

Fatma shfaqet në super formë pas lindjes së bebit ndërsa uron Alfion për nismën e re që ka ndërmarrë.

“Babi Alfio tani jemi dy që duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftësinë tënde për të bërë gjërat që do dhe për ti bërë gjithmonë perfekt! Të duam kampion!”, shkruan Fatma krahas fotove ku shfaqet së bashku me Alfion duke trokitur gotat.

Fatma pritet të rikthehet shumë shpejt në televizion, por këtë herë do ta shohim në rol drejtues.

https://www.instagram.com/p/B8I_Qm5hXpO/

Link: https://www.instagram.com/p/B8I_Qm5hXpO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B73ktUxBGMn/