Home ShowBiz Pas dy ditësh në skenën e Sanremos, Alketa zbulon çfarë do të veshë
Pas dy ditësh në skenën e Sanremos, Alketa zbulon çfarë do të veshë
0

Pas dy ditësh në skenën e Sanremos, Alketa zbulon çfarë do të veshë

0
0

Ditën e enjte në 6 shkurt moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e Sanremos ku do të prezantojë krahas Amedeo si një prej 10 prezantueseve femrave që janë të ftuara në edicionin e këtij viti.

Moderatorja ndodhet tashmë në Itali, ndërsa është duke u përgatitur për mbrëmjen e madhe.

Ajo ka zbuluar ndërkaq se gjatë mbrëmjes së të enjtes do të ndërrojë dy fustane.

Fustani i parë është i markës së njohur Dolce Gabbana, ndërsa tjetrin ajo e ka mbajtur surprizë, por e ka thënë se do të jetë një brand shqiptar.

Moderatorja na ka njohur me të gjitha hapat që nga momenti që zbriti në Itali, pritjen që i bënë në hotelin ku do të qëndrojë si dhe detajet e ndryshme lidhur me prezencën e saj në Sanremo.

Alketa ka thënë edhe më herët se në Sanremo do të prezantojë, do të ketë një monolog, por edhe do të këndojë.

Ditën e enjte përveç saj së bashku me Amedeo do të jetë edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

https://www.instagram.com/p/B8JJi7YnQsx/

Link: https://www.instagram.com/p/B8JJi7YnQsx/

https://www.instagram.com/p/B8HR4OKH84f/

Link: https://www.instagram.com/p/B8HR4OKH84f/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6k-pBhHsuP/