Roberti kërkon falje për deklaratën ndaj grave, padashje kam fyer nënën, Norën dhe të gjitha gratë
Pak kohë më parë një deklaratë e Robert Berishës për gratë gjatë një interviste të tij në Prive ka shkaktuar debate të ashpra duke u konsideruar si një deklaratë seksiste.
Roberti tha atëherë se sa më pak gabime të bëjnë gratë aq më shumë reduktohet numri i dashnore. Madje ai i bëri thirrje grave që të tregohen aq të zonja duke mos bërë asnjë gabim dhe duke e çuar në zero numrin e dashnoreve të një burri.
Këngëtari e pranoi gjatë emisionit “Wake up” në “Top Channel” se ajo deklaratë ishte keqkuptuar, megjithatë ai kërkoi publikisht falje duke thënë se padashje me atë deklaratë ka fyer nënën e tij dhe Norën nënën e vajzës së tij.
Roberti tha gjithashtu se të gjitha zërat për lidhje të tij nuk janë të vërteta.
Ai është single dhe në momentin që do të ketë dikë tjetër në krah, do të jetë ai që do ta njoftojë një gjë të tillë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ffVUCIoCH0U
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/