Home Lifestyle Si të shmangim rënien e flokëve me produktet që kemi në shtëpi
Si të shmangim rënien e flokëve me produktet që kemi në shtëpi
0

Si të shmangim rënien e flokëve me produktet që kemi në shtëpi

0
0

Rënia e flokëve apo këputja e tyre është një fenomen mjaft shqetësues sidomos tek femrat, pjesa më e madhe e të cilave në periudha të caktuara të vitit vuajnë nga rënia e flokëve.

Shumë prej nesh rendim pas maskave e shampove të shtrenjta për të cilat harxhojmë shumë lekë dhe në fund nuk rezultojnë dhe aq efektive.

Edhe ky problem ashtu si shumë të tjerë mund të zgjidhet fare mirë me produktet që kemi në shtëpi dhe që do të ndihmojë të forconi rrënjët e flokut.

Më konkretisht një maskë me vezë, mjalf dhe vaj ulliri të paktën një herë në jave është perfekte për të forcuar rrënjën e flokëve.

Vezët janë të pasura me sulfur, proteina dhe zink të cilat ndihmojnë gjithashtu edhe në rritjen e flokut.

Vaji i kokosit bën gjithashtu mrekulli në flokë duke i bërë jo vetëm më të fortë por edhe më të shëndetshëm duke eleminuar flokët e djegur.

Një tjetër produkt i rëndësishëm është çaji jeshil.

Mjaftojnë dy bustina çaj në ujë të nxehtë dhe me lëngun duket të masazhoni skalpin e kokës dhe ta mbani në flokë për të paktën një orë.

Lëngu i qepës është gjithashtu  një super kurë për rënien e flokëve.

Mjafton të shtrydhni dy qepë dhe me lëngun e përftuar të lyeni flokët e ti mbani për 20 minuta.

Nëse ky trajtim përsëritet një herë në javë, jep efekte të pabesueshme në flokë.

Aloe Vera është gjithashtu shumë e rëndësishme për flokët.

Mjafton të lyeni flokët një herë në jave dhe ta mbani në flokë për 45 minuta dhe kjo do ti bëjë flokët tuaj të shkëlqejnë.

Link: https://www.femina.in/wellness/home-remedies/how-to-stop-hair-fall-and-tips-to-control-with-natural-home-remedies-60280.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-woman-covering-face-with-her-hair-1159334/