Home Lifestyle Përse shtojmë peshë sa here biem në dashuri, studiuesit tregojnë arsyet
Përse shtojmë peshë sa here biem në dashuri, studiuesit tregojnë arsyet
0

Përse shtojmë peshë sa here biem në dashuri, studiuesit tregojnë arsyet

0
0

Zakonisht kur fillojmë të bashkëjetojmë me partnerin dhe ndryshojmë zakonet tona rutinë ndodh që të shtojmë në peshë dhe kjo është e vërtetuar shkencërisht, madje ekspertët kanë gjetur edhe arsyet përse ndodh kjo.

Konkretisht kur dikush bashkëjeton me partnerin zakonisht i braktis zakonet rutinë të mirëqënies dhe bukurisë.

Gjithashtu kur je çift del më shpesh për të ngrënë jashtë dhe kjo bën që të fitoni peshë.

Nga ana tjetër në një marrëdhënie zakonisht jeni të prirur që të merrni zakonet e këqija të partnerit dhe kjo ju bën shumë më të prirur për t’u kequshqyer dhe për të fituar peshë.

Gjithashtu kur jeni çift dilni më shpesh dhe pini më shumë alkol i cili është armiku numër një i peshës.

Nga ana tjetër edhe fakti që tashmë ndani krevatin me dikë tjetër është një mundësi për të mos fjetur rehat dhe gjumi jo i mirë, apo mungesa e tij është vërtetuar që ndikon në shtimin e peshës.

Ekspertët rekomandojnë që në rastet kur ndryshoni rutinë dhe bashkëjetoni me partnerin duhet të tregoni kujdes dhe të ushqeheni apo stërviteni po njësoj si më parë duke mos i ndryshuar zakonet tuaja në të kundërt do ta gjeni vetëm me disa kilogram më tepër për një kohë shumë të shkurtër.

Link: https://www.everydayhealth.com/healthy-living/fitness/4-reasons-you-gain-weight-when-you-meet-your-mate/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/affection-blur-close-up-couple-427547/