Deklarata shokuese e moderatorit “Me mbështetjen e gruas dhe vajzave e pranova që jam gay”
Moderatori i njohur britanik Phillip Schofield ka shokuar opinionin publik me deklaratën e tij ku pranon se është Gay.
Në një status të gjatë në instagram moderatori shkruan se falë mbështetjes së bashkëshortes dhe dy vajzave të tij më në fund e ka pranuar brenda vetes një fakt të tillë.
Phillip ka treguar gjithashtu gjithë luftën e bërë dhe konfliktet e brendshme deri sa mundi ta pranonte vetë faktin që është Gay.
Ai ka falënderuar gruan e tij që mundi ti qëndronte pranë dhe ta mirëkuptonte në momentet më të errëta të jetës së tij.
Moderatori thotë gjithashtu se duke e pranuar një fakt të tillë edhe publikisht e ka bërë të ndihet më mirë me veten
Ai shkruan gjithashtu se ka kaluar një periudhë të vështirë sidomos në familje dhe se i vjen keq sidomos për dhimbjet që mund të ketë shkaktuar sidomos në familje.
Link: https://www.instagram.com/schofe/?hl=en
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GNIbb-52lGU
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-audio-amplifier-24069/