Home ShowBiz Habit gazetarja e njohur “Kur zihem me partnerin i telefonoj ish bashkëshortit”
Habit gazetarja e njohur “Kur zihem me partnerin i telefonoj ish bashkëshortit”
0

Habit gazetarja e njohur “Kur zihem me partnerin i telefonoj ish bashkëshortit”

0
0

Gazetarja dhe sipërmarësja e njohur Silva Baltadori e ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel” ka rrëfyer për herë të parë marrëdhënien e veçantë që ka me ish bashkëshortin e saj.

Ajo aktualisht është në një lidhje prej vitesh me dikë tjetër dhe gjatë intervistës në studio tha se sa herë që ka konflikte me partnerin e saj holandez i telefonon ish bashkëshortit duke treguar kështu se më të mban ende marrëdhënie shumë të mira pavarësisht se nuk janë më bashkë.

“Është ndoshta tabu, por nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun, marr në telefon Xhorxhon, më beso nuk jam fare hipokrite, jemi vërtetë miq të mrekullueshëm”, thotë Silva ndërsa tregon raportin që ka sot me babin e fëmijëve të saj.

Më pas ka ndërhyrë edhe Bieta e cila ka trajtuar temën me pak humor.

“E di çfarë mendova, që ndonjëherë kur ti zihesh me Dikun është ai që merr ish bashkëshortin tënd dhe i thotë aman si ta qetësoj se ti e njeh më shumë”, thotë Bieta duke shkaktuar të qeshura në publik.

https://www.instagram.com/p/B8RcEDVFz91/

Link: https://www.instagram.com/p/B8RcEDVFz91/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3cSOOWheGk/