Home ShowBiz Pas lindjes së djalit, Albani vjen me një tjetër surprizë…
Pas lindjes së djalit, Albani vjen me një tjetër surprizë…
0

Pas lindjes së djalit, Albani vjen me një tjetër surprizë…

0
0

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë muajin që shkoi.

Ata u bekuan me një djalë të cilin vendosën ta quajnë Duam, njësoj si kënga e tyre realizuar në Maldive, ku Miriam zbuloi se ishte në pritje të një fëmije të dytë.

Këngëtari këtë herë ka vendosur që të surprizojë fansat e tij me një tjetër këngë e cila pritet të publikohet pas një jave në ditën e të dashuruarve.

Këngëtari ka postuar disa foto të tij në studio, ndërsa shkruan datën 14 shkurt shoqëruar me një trëndafil të kuq.

Kjo nënkupton se këngëtari do të sjellë në këtë datë një tjetër këngë e cila mesa duket do të jetë një këngë dashurie për vetë faktin që do të publikohet në ditën e të dashuruarve.

Fansat e këngëtarit janë shprehur të entuziazmuar lidhur me këtë fakt, duke thënë se mezi po presin që të dëgjojnë këngën e tij të re.

https://www.instagram.com/p/B8RqBuKg46D/

Link: https://www.instagram.com/p/B8RqBuKg46D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2onf7dggx2/