Rekord i ri në Antarktidë, shënohet temperatura më e lartë, kontinenti në rrezik
Një rekord i ri temperature është regjistruar së fundmi në Antarktidë i cili ka tejkaluar rekordin e fundit të shënuar në mars të 2015.
Termometri në veri të gadishullit ka shënuar 18.3 gradë celcius duke u rritur me gati një gradë krahasuar me 5 vite më parë.
Sipas ekspertëve kjo tregon se ngrohja e Antarktidës po vjen më shpejt nga sa ishte parashikuar.
Studimet e tyre kanë treguar se ritmi i ngrohjes po ecën me ritme pak më të shpejta se sa mesatarja globale.
Ekspertët tregojnë gjithashtu se ky rekord është regjistruar vetëm në një zonë të Antarkditës dhe se duhet të tjera rekorde temperature për të vlerësuar tamam situatën.
Kujtojmë se temperatura më e u ulët në Antarktidë dhe në çdo vend tjetër në tokë është regjistruar në 21 korrik të 1983, ku termometri shënoi -89,2 gradë celcius.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/iceberg-during-daytime-53389/