Home Aktualitet Të harrosh shpesh është shenjë inteligjence, ja çfarë thonë ekspertët
Të harrosh shpesh është shenjë inteligjence, ja çfarë thonë ekspertët
0

Të harrosh shpesh është shenjë inteligjence, ja çfarë thonë ekspertët

0
0

Të gjithëve na ndodh që shpesh herë të hutohemi dhe të harrojmë gjëra që nga ato më pak të rëndësishme e deri tek ato që mund të shkaktojnë dëmë.

Por një lajm i mirë vjen nga shkencëtarët për të gjithë ata që kanë probleme me memorien.

Të kesh një kujtesë të mirë, është padyshim një pikë e fortë, por tashmë të jesh harraq sipas një studimi është shenjë e një inteligjence të lartë.

Konkretisht një grup shkencëtarësh të universitetit të Torontos shpjegojnë se është shumë e rëndësishme që truri të harrojë gjëra të parëndësishme dhe të fokusohet në gjërat me më shumë peshë.

Kjo ndihmon që të mërren vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha të lindin ide me vlerë ,çka nënkupton se eleminimi i detajeve të parëndësishme, mund t’ju sjell përfitime dhe vendime të zgjuara.

Kështu sipas ekpertëve nëse të duhet të marrësh një vendim të rëndësishëm, është e pamundur ta bësh kur truri bombardohet vazhdimisht me informacione të padobishme.

Prandaj nëse harroni detaje nga një histori e shkuar mos u shqetësoni, kjo do të thotë se truri juaj punon për një të ardhme më të mirë.

Link: https://www.indy100.com/article/forgetful-helps-make-smarter-decisions-study-memory-learning-8559396

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-in-gray-sweater-sitting-on-chair-in-front-of-laptop-computer-on-table-3681622/