47 vjeçari që kërkon të dashur, nuk do ta besoni sa paguan nëse do t’ja gjeni një
Një 47 vjeçar nga Kansas City është i gatshëm të paguajë deri në 25 mijë dollar vetëm që dikush ti gjejë një të dashur.
Ai tha se është i lodhur nga komunikimi on line i cili në shumë raste mund të bëhet toksik dhe se dëshironte një të dashur me të cilën të dilte dhe të realizonte gjithë gjërat që bën një çift.
Jeff Gebhart ka hapur platformën DateJeffG.com, ku të gjithë mund të aplikojnë për ta ndihmuar Jeff që të gjejë dashurinë e jetës së tij.
Sipërmarësi amerikan tha se kërkon një person aventurier ashtu siç është edhe vetë dhe se nuk ka qenë asnjëherë i martuar dhe nuk ka fëmijë.
Jeff është gjithashtu edhe një person që i dashuron kafshët dhe sidomos qenin e tij Gunnar.
Personi me të cilin Jeff pretendon të lidhet duhet të pëlqejë si atë ashtu edhe qenin e tij.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8gsKHFHT_l/