Home Aktualitet Propozim live në studion e “Top Channel”, djali ulet në gjunjë dhe emocionon gjithë publikun
Propozim live në studion e “Top Channel”, djali ulet në gjunjë dhe emocionon gjithë publikun
0

Propozim live në studion e “Top Channel”, djali ulet në gjunjë dhe emocionon gjithë publikun

0
0

Një propozim shumë i veçantë ka emocionuar publikun e emisionit “Dilema deal or not deal” në Top Channel.

Konkurentja 22 vjeçare Sara është suprizuar nga i dashuri i saj Oltioni live gjatë emisionit.

Ai kishte përgatitur nje video mesazh ku i kërkonte të falur që nuk e kishte shoqëruar gjatë lojës me synimin që të përgatiste surprizën.

Menjëherë pas videomesazhit ajo ka marrë surprizën më të veçantë që padyshim do ta mbajë mend për gjithë jetën.

I dashuri i saj është ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë, me lule dhe tullumbaca në formë zemrash i ka propozuar për martesë.

Vajza e emocionuar ka pranuar dhe publiku në sallë ka shpërthyer në duartrokitje, duke e bërë situatën edhe më emocionuese.

https://www.instagram.com/p/B8jrNZMHnC0/

Link: https://www.instagram.com/p/B8jrNZMHnC0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8jfncGAZAC/