Home Aktualitet 11 vjeçari gjeni, testi e nxjerr më të zgjuar se Albert Einstein
11 vjeçari gjeni, testi e nxjerr më të zgjuar se Albert Einstein
0

11 vjeçari gjeni, testi e nxjerr më të zgjuar se Albert Einstein

0
0

Aryan Kheterpal është shpallur personi më i zgjuar në botë pas zhvillimit të IQ test ku mori pikët maksimale duke ja kaluar edhe Einstein.

Bëhet fjalë për një 11 vjeçar me nivel inteligjence që ka habitur të gjithë.

Ai ka marrë 162 pikë në testin që matin nivelin e IQ-së, duke shënuar rezultatin më të lartë ndonjëherë dhe duke ja kaluar edhe vetë shkëncëtarit të famshëm.

Gjeniu i vogël është student në shkollën “Mbretëresha Elisabeth” në Barnet në veri të kryeqytetit britanik dhe çertifikatat e para të arta dhe argjendta i ka marrë që në moshën 5 vjeçare në olimpiadat e Matematikës.

11 vjeçari tha se është shumë i zoti në zgjidhjen e problemeve, por asnjëherë nuk e kishte matur nivelin e inteligjencës.

Rezultati ishte vërtetë i pabesueshëm si për të ashtu edhe për prindërit e tij të cilët nuk e kishin menduar asnjëherë se djali i tyre mund të kishte një nivel më të lartë inteligjence edhe se vetë Einstein.

Link: https://www.mirror.co.uk/news/uk-news/schoolboy-11-higher-iq-albert-21572641

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-a-chalk-in-front-of-the-chalk-board-714699/