Aktorja dhe prezantuesja e njohur Arta Nitaj ka shpërthyer ndaj disa portaleve të cilat pak kohë më parë thanë se ajo është shoqëruese e të pasurve në Dubai.
Thashethemet lindën pas një fotoje të Artës në një faqe agjencie e cila i bënte reklam një clubi luksoz në Dubai.
Aktorja ka reaguar sot ndaj portaleve që kanë aluduar mbi mënyrën e jetësës së saj në Dubai duke shpërthyer ndaj thashethemeve dashakeqe që sipas saj janë sponsorizuar nga njerëz që kanë inate personale.
Arta sqaron gjithashtu se postimi me foton e saj nuk tregon që ajo punon aty, por thjesht reklamon koncertin që mbahet çdo të dielë dhe poshtë numri për rezervime.
Aktorja ka falënderuar portalet që nuk kanë rënë pre e thashethemeve, ndërsa thotë se do të denoncojë të gjitha portalet që për disa klikime kanë folur keq për të.
https://www.instagram.com/p/B6lFcefFOJY/Link: https://www.instagram.com/p/B6lFcefFOJY/
Burimi i fotos: