Home Aktualitet Vajza gjen familjen 25 vite pas rrëmbimit, e ëma shpërthen në lotë gjatë momentit të ribashkimit
Vajza gjen familjen 25 vite pas rrëmbimit, e ëma shpërthen në lotë gjatë momentit të ribashkimit
0

Vajza gjen familjen 25 vite pas rrëmbimit, e ëma shpërthen në lotë gjatë momentit të ribashkimit

0
0

Një vajzë amerikane është bashkuar pas 25 vitesh me familjen e saj biologjike.

Belle Barbu lindi në Rumani para 25 vitesh, por u rrëmbye dhe u dërgua në një jetimore që trafikonte fëmijë me synim adoptimin e tyre.

Vajza vinte nga një familje e varfër në Rumani së cilës ju tha se vajza kishte lindur me problemed he kishte humbur jetën direkt pas lindjes.

Por tashmë pas 25 vitesh, pasi e gjeti familjen e saj biologjike dhe mësoi historinë e saj, Belle udhëtoi deri në Foggia të Italisë ku jeton aktualisht familja e saj biologjike.

Belle u inkurajua nga miqtë e saj që të zbulonte gjurmët e familjes, ndërsa më pas ju drejtua një organizate jofitimprurëse që ndihmon viktimat e trafikut të bashkohen me familjet e tyre.

Brenda një kohë shumë të shkurtër Belle jo vetëm që gjeti familjen e saj, por gjithashtu zbuloi historinë e rrëmbimit të saj.

Momenti i ribashkimit të saj me familjen ishte më emocionuesi sidomos për nënën e cila shpërtheu në lotë në momentin që ka përqafuar sërish të bijën.

https://www.youtube.com/watch?v=TwY4rHwFiN0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TwY4rHwFiN0

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=TwY4rHwFiN0