Home ShowBiz Jackie Chan i infektuar me korona virus? Zbardhet e vërteta
Jackie Chan i infektuar me korona virus? Zbardhet e vërteta
0

Jackie Chan i infektuar me korona virus? Zbardhet e vërteta

0
0

COVID 19 ose i njohur ndryshe si Corona Virus ka shkaktuar  deri tani të paktën 2900 të vdekur dhe mbi 84 mijë të prekur që nga momenti i shpërthimit në muajin Janar në Ëahan të Kinës.

Në kohën kur situata po bëhet shqetësuese edhe në disa vende në Evropë kryesisht në Itali aludime nga më të ndryshmet po dëgjohen edhe për personazhet e njohur.

Disa thashetheme për aktorin Jackie Chan që mund të ishte mes të infektuarve me Corona Virus u përhapën me shpejtësinë e erës dhe e detyruan vetë aktorin të shpjegonte situatën përmes rrjeteve sociale.

Ai ka shpërndarë një foto në isntagram ku i falënderon të gjithë për shqetësimin,ndërsa njofton se është shëndoshë e mirë, i paprekur nga virusi dhe se nuk ndodhet në karantinë.

Aktori uron dhe shpreson gjithashtu që të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt ashtu si ai.

https://www.instagram.com/p/B9EUcdplVsc/

Link: https://www.instagram.com/p/B9EUcdplVsc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BeXa7cRnP9e/